Boksieri Anthony Joshua ka investuar shumë në një palestër luksoze të boksit.
Kampioni i botës i peshave të rënda ka thënë se projekti i ri, BXR, do të hapet në muajin janar në Londër.
“BXR është një projekt pasioni për mua. Dua që njerëzit të stërviten, ashtu si stërvitem edhe unë. I kemi mbledhur trajnerët më të mirë, ekipet mjekësore dhe pajisjet në këtë biznes dhe e kemi sjellë ringun në Chiltern Street, për të ofruar gjendjen e infrastrukturës për artin e stërvitjes për këdo që dëshiron të na bashkëngjitet”.
“E kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime në palestër, prandaj e di se çfarë nevojitet për ta bërë një palestër të shkëlqyer”.
“Kam qenë i udhëhequr nga pasioni dhe entuziazmi për ekipin BXR, për të krijuar diçka që nuk ekziston aktualisht në Londër”, ka thënë boksieri.
Në ndërkohë, Joshua është duke u përgatitur për duelin me Eric Molinan. /Telegrafi/