Manchester City nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim tek Wolverhampton Wanderers.
Të parët që rrezikuan ishin kampionët në fuqi, kur turko gjermani Ilkay Gundogan provoi me një goditje por pa arritur të gjejë cakun.
Në minutën e 20-të Wolverhampton shënoi nëpërmjet Raul Jimenez, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Kun Aguero një minutë më vonë pati rast ideal për të shënuar, por që nuk u tregua i saktë duke qëlluar vetëm shtyllën.
Me rezultatin e bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para në këtë sfidë.
Pjesën e dytë më mirë e nisën vendasit të cilët arritën të shënonin edhe një gol.
Pas harkimit në zonë nga Joao Moutinho, mbrojtësi francez Willy Boly shënoi me dorë për 1-1.
Futbollistët e Cityt u ankuan tek gjyqtari, por që goli u pranua pasi katërshja e gjyqtarëve nuk e kishte parë mbrojtësin duke luajtur me dorë.
Epërsia e vendasve zgjati vetëm 11 minuta, pasi Aymeric Laporte shënoi për 1-1 pas asistimit nga Ilkay Gundogan.
Pas golit të barazimit City vazhdoi sulmet në drejtim të portës së Rui Patricios.
Portieri portugez u tregua fantastik në minutën e 77-të me një pritje spektakolare ndaj goditjes së Gabriel Jesus.
Krejt në fund të ndeshjes, Aguero pati një tjetër rast të mirë shënimi, por përsëri goditi shtyllën.
Kësisoj City u ndal në barazim 1-1, dhe pas tri ndeshjeve ndodhet në krye të Ligës Premier me shtatë pikë.
Në anën tjetër për Wolves, kjo ishte pika e dytë në kampionat pas tri ndeshjeve të zhvilluara.
Në javën e ardhshme kampioni në fuqi pret Newcastle Unitedin, ndërsa Wolves luan në udhëtim tek West Ham. /Telegrafi/
https://twitter.com/giovarusso68/status/1033336785051549698
https://twitter.com/xavichica/status/1033338557698588674