Cleveland Cavaliers ka triumfuar në duelin e zhvilluar ndaj Minnesota Timberwolves në udhëtim me rezultat 116-108.
Ishte kjo një ndeshje shumë e luftuar mes dyja palëve, që kishin mungesat respektive, Zach Lavinen dhe Kevin Loven.
Megjithatë, LeBron ndezi motorët në këtë takim bashkë me Irving duke realizuar të dy nga 25 pikë.
Te Minnesota shkëlqyen Wiggins me 41 pikë dhe Karl Anthony Toëns me 26 pikë, por këto performanca nuk mjaftuan që ekipi i tyre të fitojë.
Në ndeshjet tjera Chicago fitoi për të 11-tën herë radhazi ndaj Torontos në krizë, teksa Sacramento falë DeMarcus Cousins që shënoi 40 pikë arriti të mposhtë Los Angeles Lakers me një pikë diferencë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Cc-5d2vf1eo