Telegrafi

Kampionët e Italisë nisën për në Cardiff, të gatshëm për ‘tripletën’ (Foto)

Kampioni i ri i Italisë, Juventus ka marrë rrugë për në kryeqytetin e Uellsit, Cardiff.

‘Zonja e Vjetër’ do të takohet në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve me kampionët e Spanjës, Real Madrid.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit bardh e zi që ka publikuar disa foto në rrjetet sociale nga nisja për në Cardiff.

“Ndalesa e radhës Cardiff”, shkruhet në faqen zyrtare të Juventusit. /Telegrafi/