Manchester City si kampion aktual i Ligës Premier, e filloi me fitore edhe sezonin 2018/19.
Skuadra e Pep Guardiolas fitoi ndaj Arsenalit me rezultat 0-2.
Goli i parë në këtë takim u shënua nga Raheem Sterling në minutën e 14, anglezi arriti të shënojë një gol të bukur nga rreth 17 metra.
Në vazhdim Riyad Mahez kishte rast për gol, por rrjetet nuk u tundën dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-1.
Pjesa e dytë filloi me rastet e Alexandre Lacazette dhe Sergio Agueros.
Por, goli i dytë dhe i fundit në këtë takim u shënua nga Bernardo Silva në minutën e 64 pas asistimit nga Benjamin Mendy.
Në minutat e mbetur Arsenali tentoi të shënojë, por nuk u treguan mjaftueshëm të rrezikshëm para portës kundërshtare.
Ndeshja e ardhshme e Man Cityt është kundër Huddersfield, ndërsa Topçinjtë luajnë ndaj Chelseat. /Telegrafi/