Feronikeli e ka fituar titullin e kampionit për herë të tretë në histori të klubit.
Drenicasit nën udhëheqjen e Zekirja Ramadanit, arritën 80 pikë, pesë më shumë se sa përcjellësi i parë Prishtina.
Transfermarkt.de e ka postuar një foto me hartën e Evropës, ku në çdo vend është edhe kampioni i atij shteti.
Nuk mungon as Feronikeli, që u bë kampionin javën e shkuar.
Aty janë edhe emrat e Partizanit të Tiranës që u bë kampion në Shqipëri dhe Shkëndijës së Tetovës që u shpall kampion në Maqedoni.
Juventus, Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City e kanë pamjen kryesore pasi që janë kampion të vendeve të mëdha. /Telegrafi/