Natyrisht se në një ‘el Clasico’, tifozët kujdesen për gjërat deri në detaje.
Mbështetësit e skuadrës vendase, Barcelonës, e kanë zbukuruar stadiumin Camp Nou në mënyrën më të mirë të mundshme.
Dhe natyrisht se në thelbin e saj qëndron fjala kampion – pasi skuadra e tyre e zemrës tashmë e ka fituar titullin e La Ligas për edicionin 2017/2018.
Në koreografinë e Blaugranëve shkruhej “Kampionë” duke iu referuar suksesit të Barcelonës këtë sezon në kampionatin spanjoll.
https://twitter.com/fightersai/status/993200370095603712
Ndërsa gjatë hyrjes së lojtarëve në fushë duartrokitjet më të mëdha ishin dedikuar për Andres Iniestan.
Don Andres, i cili u dhuroi shumë gëzime tifozëve të Barcelonës, zhvillon ‘el Clasicon’ e fundit në karrierë, pasi në fund të sezonit do të largohet nga katalunasit.
Ritheksojmë se kjo është vetëm një ndeshje prestigji, duke qenë se Barcelona është kamopion i Spanjës për sezonin 2017/2018 dhe po ashtu e ka fituar edhe Kupën e Mbretit.
Nga ana tjetër, Real Madridi e kërkon trofeun e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, ku tashmë është kualifikuar në finale. /Telegrafi/