Telegrafi

Kampionati i hendbollit në konkurrencën e femrave fillon me derbi

(Foto: kosovahandball.info)

Prishtina-Ferizaj është derbi i madh i xhiros së parë në Superligën e Kosovës në hendboll (vajzat).

Shorti është tërhequr të martën në lokalet e FHK-së. Shortin e kanë tërhequr komisari i garave, Isak Osmani dhe administratori i garave, Nikollë Quni.

Kampionati 2022/2023 nisë më 17 shtator, ndërsa ndeshjet tjera të xhiros së parë janë:

Shqiponja – Vëllaznimi
Dukagjini – Kastrioti
Jusuf Gërvalla – Vushtrria
Istogu – Samadrexha

Kampion në fuqi i Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave është Istogu.