Kroacia është mikpritëse e kampionatit botëror të xhudos.
Kosova po përfaqësohet me dy xhudiste në këtë garë, Loriana Kukën dhe Flaka Loxhën.
Kjo e fundit ka pësuar humbje në luftën e parë kundër sllovenes, Kaja Kajzer.
Xhudistja pejane kujtojmë se bënë pjesë në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Garuesja tjetër që po e përfaqëson Kosovën është Loriana Kuka, e cila bën gara në kategorinë deri 70 kilogramë.
Theksojmë se ajo rrethin e parë e ka kaluar pa luftë. /Telegrafi/