Fituesi i Kupës së Botës, kampioni i Serie A dhe superylli i Francës, Paul Pogba u shfaq në disa pamje të shëmtuara, pasi lehte si qen ndërsa festonte mposhtjen e YouTuberit, Speed në një lojë të FIFA Pro.
Speed e duroi gjestin qesharak të Pogbas për pak kohë përpara se t’ia kthente në të njëjtën mënyrë.
Kështu, tifozët kishin pamje nga një kampion bote duke lehur si qen në një transmetim në YouTube.
Një tifoz tha: “Gëzohem që e shoh Pogban të lumtur përsëri, por jo edhe ta shikoj duket lehur”.
“Një nga gjërat më të shëmtuara nga një kampion bote”, shkroi një tjetër tifoz.
Tifozi i tretë komentoi: “Sa budalla duhet të jesh për ta hudhur në humnerë karrierën tuaj dhe të fillosh të lehesh për një video-lojë”.
Pogba kohët e fundit iu reduktua ndalimi i tij katërvjeçar për doping në 18 muaj, që do të thotë se ai mund të rikthehet të luajë që në mars 2025.
Mesfushori thuhet se do të largohet nga Juventusi për të gjetur një klub të ri dhe për të rizbuluar veten në fushë. /Telegrafi/