Telegrafi

Kampion absolut në Zvicër, kjo është festa e çmendur e Xhakës dhe Baselit (Foto/Video)

Fitorja 1-2 në udhëtim tek Luzerni ka bërë që Baseli ta festoj titullin e 20-të në histori të klubit.

Gjiganti zviceran është duke dominuar në elitën e futbollit helvetik dhe pas një stinori të jashtëzakonshëm ka arritur të fitojë titullin e 20-të.

Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka ka qenë titullar si gjithnjë për ekipin e tij në një fushë mjaftë të vështirë si ajo e Luzernit.

Por përfundimi i ndeshjes i ka dhënë të drejtë skuadrës të festojë titullin e kampionit pasi pas 30 ndeshjeve kanë grumbulluar 77 pikë dhe kanë 24 më shumë se Young Boysi.

Pas titullit të 20-të në histori të klubit, Baseli tani do ta vendosë edhe yllin e dytë mbi stemën e tyre në fanella.

Reprezentuesi shqiptar, së bashku me shokët e ekipit kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm këtë triumf në Zvicër.

Kujtojmë që Baseli është edhe në finalen e Kupës së Zvicrës ku do të përballet me Sionin. /Telegrafi/