Telegrafi

”Kampi ushtarak në Ohër hap dyert për të prekurit nga tërmeti”

Ministria për mbrojtje ka ofruar kapacitetet e kampit ushtarak ‘Vasko Karangeleski’ në Sveti Naum, Ohër, për akomodimin e qytetarëve të shqetësuar nga seria e tërmeteve në Ohër e rrethinë këto dy javët e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Momenti kur ndodhi tërmeti në Ohër (Video)

Minstrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në këtë mënyrë u përgjigjet thirrjeve të qytetarëve të dërguar në rrjetet sociale, që të hape dyert e kampit ushtarak, sepse aty qytetarët ndjehen më të sigurtë.

Ministria i njofton qytetarët të cilët kanë dëme nga tërmetet e deritanishme dhe ndjejnë nevojë të strehohen në kampin ushtarak përderisa toka në Ohër nuk qetësohet dhe se dyert e kampit janë të hapura për çdo qytetar me nevojë.

Paraqitjet për zhvendosje në kamp mund të paraqiten në numrat e telefonit 070 403 392. /Telegrafi/