Telegrafi

“Kampi Robo”, për fëmijët e moshës 12-15-vjeçare: Aty ku natyra ndeshet me teknologjinë

“Kampi Robo” është kamp residencial njëjavor, në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, në të cilin të rinjtë e Kosovës e moshës 12-15-vjeçare, do të kenë mundësinë që t’i thellojnë njohuritë e tyre për teknologjinë dhe natyrën.

Programi i kampit është dizajnuar ashtu që të rinjtë të mësojnë dhe zbaviten përmes:

• Teknologjisë, meqë të rinjtë do të mësojnë për teknologjinë informative në mënyrë interkative, duke fituar konceptet bazë të programimit dhe elektronikës. Gjatë kampit do të krijohen programe dhe lojëra – duke kombinuar materialet nga natyra, programimin dhe elektronikën.

• Socializimi me moshatarët nga vende te ndryshme të Kosovës, duke shkëmbyer përvoja dhe krijuar shoqëri të reja

• Aktiviteteve sportive, si ecja në natyrë dhe ngjitja në murin alpin.

Aktivitetet janë të shumta, ndërsa një përvojë e tillë fëmijëve ua hap horizontin dhe u jep mundësi që të nxisin kreativitetin në një ambient të sigurt, të pasur, me edukatorë profesionalë nga Akademia jCoders (e cila tashme është dëshmuar në lëminë e teknologjisë dhe të edukimit për fëmijë) dhe edukatorët e organizatës Toka (të cilët tash e disa vite kanë përvojën e organizimit të kampeve të suksesshme dhe me vlerë).

Nëse aplikoni deri më 26 qershor 2016, çmimi promovues për këtë kamp është 111 euro

Në çmim përfshihen:

• Trajnimi nga jCoders Academy dhe Toka

• Ushqimi gjatë tërë ditës

• Fjetja dhe akomodimi

Për të aplikuar tani, plotësoni formularin KËTU dhe ju do të kontaktoheni nga organizatorët.