Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Georgia, pas rinumërimit të votave, “ndryshoi pothuajse në mënyrë të padukshme”.
“Nuk ka asnjë provë të parregullsive”, u njoftua sot nga selia elektorale e kandidatit demokrat, Joe Biden, raporton reuters.
Sipas tyre, nuk ka asnjë provë të parregullsive të përhapura në atë, një nga shtetet kryesore federale, në të cilën parashikohet fitorja e Joe Bidenit.
Sekretari i Shtetit i Georgia, Brad Rafensperger njoftoi në fillim të kësaj jave se të gjitha fletët e votimit në atë shtet federal të SHBA-së, sërish do të numërohen.
Ndryshe, kandidati që fiton shtetin e Georgias, do t’i takojnë edhe 16 vota elektorale. /Telegrafi/