Edhe pse këshilltarë të OBRM-PDUKM-së votojnë për të patur referendum kundër refugjatëve, të njejtën gjë qeveria e udhëhequr nga ata kishte përgatitur terren për të ndërtuar kampe refugjatësh, ashtu siç shihet nëpër dokumentet e gjetura nëpër arkivat e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoni.
Edhe pse kritikat e partisë opozitare tanimë janë të drejtuara në këtë temë, ata vetë kishin përgatitur një situatë të njejtë, ndaj së cilës reagojnë këto ditë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Atëherë institucionet në mes vete kanë kërkuar mendim për një zgjidhje të tillë.
Me një letër zyrtare, kërkesë për mendim Ministria e Transportit dhe Lidhje i është drejtuar Qeverisë së Maqedonisë për të diskutuar temën e ndërtimit të kampeve për refugjatët. /Telegrafi/