Telegrafi

Kampanja botërore e parfumit të ‘Yves Saint Laurent’ bëhet edhe në gjuhën shqipe

Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa, është bërë imazh i një prej parfumeve më të reja në treg të ‘YSL Beauty’.

Mirëpo, në mesin e gjuhëve të botës ku prezantohet kampanja është zgjedhur edhe gjuha shqipe.

Kjo markë e njohur franceze është lansuar dje (e mërkurë), teksa bukuroshja jonë është imazhi i parfumit “LIBRE”, një parfum që i identifikon gratë të cilat e duan lirinë.

Në ndërkohë, kampanja është lansuar edhe në rrjetet sociale, ku ‘YSL’ ka zgjedhur edhe gjuhën shqipe për ta prezantuar parfumin.

Lexo po ashtu Dua Lipa imazh i parfumit më të ri nga "YSL Beauty"

“Unë jam e lirë”, thuhet në shqip në këtë kampanjë, që mund ta shihni përmes videos që ua sjellim më poshtë:

Këngëtarja 23-vjeçare po vazhdon të promovojë vendin tonë në mënyra të ndryshme, e cila po ashtu këtë vikend do të jetë në Kosovë për të ndjekur nga afër festivalin “Sunny Hill”, të cilin e organizon babai i saj, Dukagjini. /Telegrafi/