Telegrafi

Kamionit i prishen frenat, shkakton aksident me disa vetura në Prishtinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Agim Ramadani”.

Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni për mbledhjen e mbeturinave dhe disa veturave, nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur si pasojë e problemeve me frenim të kamionit, i cili ka dalë në korsinë e kundërt.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore dhe Policia e Kosovës.

Lexo po ashtu Aksidenti në Prishtinë: Kamioni goditi nëntë vetura, lëndohen tre persona

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar, ndërsa më poshtë keni video dhe fotografi. /Telegrafi/