Telegrafi

Kamioni zë poshtë dhe shtyp plotësisht furgonin, shoferi shpëton pa ndonjë lëndim serioz (Video)

Një kamerë e instaluar brenda një veture ka kapur momentin kur një kamion zë poshtë një furgon të cilin e shtyp tërësisht, por që shoferi brenda tij shpëton pa ndonjë lëndim serioz.

Në pamje të parë është e pabesueshme të mendoni që shoferi i furgonit ka shpëtuar, duke marrë parasysh faktin se kamioni derisa po merrte një kthesë të fortë në majtë humb baraspeshimin dhe rrotullohet në anën e djathtë dhe përfundon mbi furgonin, që në ato momente po e parakalonte, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në autostradën Londër-Kend, kurse në video mund të shihet se si furgoni i kaltër lëviz shumë afër kamionit i cili nga pesha e madhe rrotullohet anash dhe e zë poshtë duke e shkatërruar plotësisht.

Por, mrekullisht shoferi i furgonit të kaltër ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, edhe pse vetura e tij u shtyp plotësisht sikur të ishte e ndërtuar prej letre.

Që nga publikimi i videos, ajo është shikuar mbi 20 mijë herë. /Telegrafi/