Gjatë vërshimeve që kishin ndodhur në Java të Indonezisë, disa qytetarë dhe një ekskavator i dolën në ndihmë shoferit, që u rrotullua me kamionin e mbingarkuar.
Ata reaguan me shpejtësi dhe ia dolën të hapin derën, prej nga e nxorën drejtuesin e makinës, që kishte humbur ndjenjat, transmeton Telegrafi.
Raportohet se gjendja tij është nën kontroll, megjithëse kamioni është dëmtuar rëndë.
Vërshimet që ndodhën në atë zonë si pasojë e reshjeve të shumta, kanë bërë që lumi të del nga shtrati dhe të shkaktoi dëme të konsiderueshme. /Telegrafi/
https://youtu.be/TuspOQ_Sj60