Telegrafi

Kamioni godet autobusin në Kinë, mrekullisht shpëtojnë pasagjerët dhe shoferi (Video)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur kamioni mikser përplaset drejtpërdrejt me një autobus, në rrugë të stërmbushur me vetura në lindje të Kinës.

Kamioni që po transportonte beton shihet se si godet në pjesën anësore autobusin, derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe në provincën kineze Shandong, transmeton Telegrafi.

Mrekullisht që të gjithë pasagjerët që ishin brenda autobusit përfshirë edhe shoferin, i kanë shpëtuar aksidenti dhe nuk raportohet për ndonjë lëndim serioz.

Megjithatë nuk dihet nëse shoferi i kamioni është dënuar apo kanë filluar hetimet ndaj tij, për faktin se ka rrezikuar jetën e shumë qytetarëve. /Telegrafi/