Telegrafi

Kamioni gjigant rrëshqet në rrugën me borë, përplaset në një restorant në SHBA që e bën rrafsh me tokë (Foto)

Një kamion gjigant po lëvizte me shpejtësi të madhe kur rrëshqiti në rrugën e mbuluar me borë dhe u përplas në një restorant në qytetin e vogël Wellingston në Utah të SHBA-së, duke bërë kështu që i gjithë lokali të bëhet rrah me tokë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona, kurse kamioni po lëvizte me shpejtësi shumë të madhe pavarësisht se kushtet atmosferike nuk ishin të mira, transmeton Telegrafi.

Gruaja e pronarit të restorantit që kishte mbetur e ngujuar në rrënojat e restorantit, është shpëtuar pa ndonjë lëndim, kurse lëndime të lehta ka marrë pronari, shoferi i kamionit dhe një person tjetër.

Në atë moment restoranti nuk kishte mysafirë edhe pse është i ndërtuar jo larg shtëpive që jetojnë afro 1,600 persona. /Telegrafi/