E plotësuar: Sipas raportimeve të fundit, ka shkuar nga 60 në 73 numri i të vdekurve nga sulmi i fundit në Nice të Francës.
Një kamion me shpejtësi ka hyrë në turmën e qytetarëve që po festonin për Ditën Kombëtare të Francës duke lënë dhjetëra të vdekur e qindra të lënduar.
Mouvement de panique !! #Nice pic.twitter.com/RgXar3fWZs
— HARP DETECTIVES (@harp_detectives) July 14, 2016
Sipas i-Tele TV, prokurori ka njoftuar se ka shkuar në 60 numri i të vdekurve.
Të njëjtën kohë, një kamion që bartte fishekzjarrë shpërtheu në flakë duke mbuluar në tym simbolin e Parisit, Kullën e Ajfellit.
ALERTE : incendie au pied de la #TourEiffel !! Video : pic.twitter.com/aUkmzlpyV2
— Alexis THIEBAUT (@alexisthiebaut) July 14, 2016
Presidenti i Francës, Francois Hollande, është nisur drejt qendrës së Nices në të cilën në orët e mbrëmjes një kamion ka shkelur qindra njerëz duke lënë 60 të vdekur e qindra të lënduar.
——————————-
Të paktën 30 njerëz kanë vdekur në Nice të Francës kur një kamion është futur në një turmë njerëzish që po festonin Ditën Kombëtare të Francës.
Sipas raportimeve, ka pasur edhe të shtëna me armë dhe autoritetet franceze kanë kërkuar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.
Cher niçois, le chauffeur d’un camion semble avoir fait des dizaines de morts. Restez pour le moment à votre domicile. Plus d’infos à venir
— Christian Estrosi (@cestrosi) July 14, 2016
Kryebashkiaku i Nice, Christian Estrosi, tha se “një shofer kamioni ka shkaktuar dhjetëra viktima”. Autoritetet në Nice raportojnë për 30 të vdekur dhe 100 të plagosur.
Shefi i policisë së provincës përshkroi ngjarjen si “një sulm”. Ndërsa, tregon se është qëlluar për vdekje drejtuesi i kamionit.
Sipas raportimeve të fundit, kamioni dyshohet të ketë qenë me xham ballor antiplumb.
Numri i të vdekurve raportohet të ketë arritur mbi 50. /Telegrafi/
BREAKING: Panic in #Nice, France after #truck drives into crowd at promenade https://t.co/g4CNC7nYUu pic.twitter.com/uu0Jthjlfh
— RT (@RT_com) July 14, 2016
@AFP Up to 50 people dead in bastille day attack in nice#France #Terror #Muslim #Islam https://t.co/2mWPmFOVXr pic.twitter.com/yFjOc9pfFr
— Trip Gor (@Imeninme) July 14, 2016