Të paktën 32 persona humbën jetën në një aksident trafiku në Guatemalë, kur një kamion u fut në masën në një autostradë dhe i shtypi për vdekje.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, edhe nëntë persona tjerë janë në gjendje kritike në spital, transmeton Telegrafi.
E deri te aksidenti erdhi, kur një kamion shtypi një grup qytetarësh që kishin dalë në rrugë për të parë në çfarë gjendje ishte personi që paraprakisht ishte goditur nga një veturë.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Nahuala në perëndim të Guatemala City.
“Në këto momente jemi duke koordinuar veprimet me qëllim që t’i ofrojmë përkrahje familjarëve të viktimave. Shprehi ngushëllimet e mia për familjarët që humbën më të dashurit e tyre”, ka deklaruar presidenti i Guatemalës, Jimi Morales. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=l-qgVmZ0ifw