Rreth orës 15:30 në rrugën Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë, ka ndodhur një aksident i rëndë ku si pasojë e daljes nga rruga të kamionit për transport të druve, ka humbur jetën një person.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se viktima është drejtuesi i kamionit, 45-vjeçar.
“Ju njoftojmë se me datën 19.06.2022 rreth orës 15:31, kemi pranuar një informatë për një rast aksident trafiku me lëndime në rrugën Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë komuna Novobërdë. Policia e Kosovës njësiti i Komunikacionit rrugor ka arritur me urgjencë në vend të ngjarjes”.
“Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për vet aksident ku i involvuar është një kamion për transport të druve ( i cili ka dalë nga rruga për shkaqe tani te panjohura). Drejtuesi i mjetit shqiptar shtetas i Kosovës (1977) ka pësuar lëndime të rënda trupore i cili edhe përkundër ndihmës së mjekëve si pasoj e lëndimeve në vet aksident ka ndrrua jetë”, ka njoftuar Hashani.
Për rastin është njoftua prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës trafiku rajonal në Gjilan./Telegrafi/