Pesë persona që ishin brenda një veture kanë shpëtuar mrekullisht pa ndonjë lëndim serioz, edhe pse u fut në “sandviç” nga dy kamion cisternë në një autostradë në Kinë.
Vetura po qëndronte në një vend duke pritur që shoferi të paguaj taksën rrugore, kur nga pas e godet me shpejtësi të madhe një kamion cisternë dhe e hedh drejt kamionit tjetër që po qëndronte para veturës, transmeton Telegrafi.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Lichuan në pjesën qendrore të Kinës. Kurse kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur kamioni cisternë godet nga pas veturën e cila fluturon në drejtim të kamionit tjetër që ishte përpara tij i parkuar, ku nga goditja e fort e përplas edhe një veturë të policisë.
Nga një kënd tjetër shihet se si punonjësit e pikës ku paguhet taksa rrugore, vrapojnë jashtë kabinës për t’i shpëtuar vdekjes. Në shikim të parë dukej se askush brenda veturës nuk ka gjasa t’i shpëtojë më të keqes, por mediat kineze raportojnë se të gjithë pasagjerët kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz.
Raportohet se në ato momente shoferi i kamionit ishte i përgjumur, pasi kamerat e kanë filmuar me sy mbyllur duke iu afruar veturës të cilën e shkatërroi plotësisht. /Telegrafi/