Mjetet e tonazhit të rëndë dhe kamionët e rinj në Bashkimin Evropian do të detyrohen të reduktojnë me 30% prodhimin e CO2-shit deri në vitin 2030, deklaroi sot Parlamenti Evropian.
Me 474 vota pro, 47 vota kundër dhe 11 abstenime, deputetët evropianë, të mbledhur për herë të fundit në Strasburg para zgjedhjeve evropiane të fundit të majit, kanë miratuar këtë detyrim të negociuar në fund të shkurtit me Këshillin Evropian (shtet anëtare).
Kjo rregullore mbi prodhimin e CO2-shit për kamionët e rinj aplikohet për herë të parë në BE.
Brukseli ka fiksuar gjithashtu edhe objektivin për një reduktim me 15% të prodhimit deri në vitin 2025./kp/