Site icon Telegrafi

Kamionët bartin borën nga trotuaret e Podujevës (Foto)

Kompania “VAAKAL”, e kontraktuar nga Komuna e Podujevës për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, ka filluar largimin dhe bartjen e borës së grumbulluar në trotuaret përgjatë qendrës së qytetit në Podujevë.

Kompania dhe Komuna falënderojnë qytetarët dhe Policinë e Kosovës për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Komuna e Podjevës gjatë janarit ka qenë një nga trevat më të goditura nga reshjet e borës dhe erërat e forta, që kanë vështirësuar qarkullimin e qytetarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version