Telegrafi

Kameruni dhe Australia ndahen baras, marrin pikët e para në Kupën e Konfederatave (Video)

Kameruni dhe Australia kanë barazuar mes vete me rezultat 1-1 në Kupën e Konfederatave “Rusia 2017”.

Kombëtarja e Kamerunit dhe ajo e Australisë kanë luajtur mes vete në ndeshjen e dytë të Grupit B, ku kanë marrë pikët e para pas barazimit.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë, ku ishte Andre-Frank Zambo Anguissa, i cili shënoi një gol të bukur me parabolë dhe dërgoi Kamerunin në pushim me epërsi 1-0.

Anguissa duke paraboluar portierin e Australisë

Megjithatë, në pjesën e dytë Australia arriti të kthehet në lojë duke shënuar golin e barazimit në minutën e 60.

Ishte mesfushori Mark Milligan, i cili shënoi nga pika e bardhë për 1-1, dhe ky ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit.

Milligan ishte i saktë nga pika e bardhë!

Në grupin B bëjnë pjesë edhe Gjermani dhe Kili, të cilat kanë tri pikë në pozitat një dhe dy, ndërsa do ndeshen mes vete nga ora 20:00. /Telegrafi/