Kameruni dhe Australia kanë barazuar mes vete me rezultat 1-1 në Kupën e Konfederatave “Rusia 2017”.
Kombëtarja e Kamerunit dhe ajo e Australisë kanë luajtur mes vete në ndeshjen e dytë të Grupit B, ku kanë marrë pikët e para pas barazimit.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë, ku ishte Andre-Frank Zambo Anguissa, i cili shënoi një gol të bukur me parabolë dhe dërgoi Kamerunin në pushim me epërsi 1-0.
Megjithatë, në pjesën e dytë Australia arriti të kthehet në lojë duke shënuar golin e barazimit në minutën e 60.
Ishte mesfushori Mark Milligan, i cili shënoi nga pika e bardhë për 1-1, dhe ky ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit.
Në grupin B bëjnë pjesë edhe Gjermani dhe Kili, të cilat kanë tri pikë në pozitat një dhe dy, ndërsa do ndeshen mes vete nga ora 20:00. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Ede7rjoD9vw