Telegrafi

“Kamerierja e Lushnjës”, Kiara Tito i kundërpërgjigjet ndjekëses: Nuk është turp sot të punosh

Foto: Instagram

Prezantuesja e njohur, Kiara Tito, këtë herë është shfaqur në kopertinën e revistës “Global Woman”.

Ajo ka folur për jetën pas Big Brother-it, romancën me Luiz Ejllin si dhe për karrierën profesionale.

Ndërsa këtë e ndau me ndjekësit në Instagram, të shumta ishin komentet me të cilat u përball moderatorja.

Foto: Screenshot/Instagram

“O Zot kamerierja e Lushnjës në cover”, ka qenë komenti që i është bërë Titos nga një ndjekëse.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kiara Tito

“Edhe po të isha kameriere ç’të keqe ka? Nuk është turp sot të punosh! Turp është të rrish kot, e të ofendosh 24 orë nëpërmjet një telefoni”, ia ktheu 27 vjeçarja nga ana tjetër.

E njëjta tani ka nisur moderimin e një programi të ri të quajtur “Kepi i VIP-ave”.

Bukuroshja sivjet ishte një nga emrat më të komentuar për shkak të pjesëmarrjes në BBVA 2 dhe lidhjes me artistin shkodran. /Telegrafi/