Telegrafi

Kamerieri ia shpëton jetën policëve të aksidentuar, kishin ngecur brenda veturës së rrokullisur (Video)

Një kamerier ka arritur t’ua shpëtojë jetën dy policëve që kishin mbetur të bllokuar brenda veturës zyrtare të aksidentuar, dhe është interesant se vetëm dy javë më parë kishte shpëtuar një burrë tjetër nga vdekja të cilin e kishin shtyrë në shina dhe po rrezikohej ta shtypte treni.

Riyad El-Hassani, 24-vjeç, nxori shëndoshë e mirë policët që ishin rrokullisur me veturën zyrtare në Limehouse në pjesën lindore të Londrës, pasi frikësohej se vetura mund të përfshihej nga zjarri, transmeton Telegrafi.

Një djalë i ri dëgjohet duke bërtitur: “Hero, prapë dikush ka nevojë për ty”, dhe aty i riu menjëherë vrapoi për t’i shpëtuar zyrtarët policorë.

Një video amatore shfaq El-Hassanin duke u ngjitur mbi veturën e rrokullisur, të cilën mezi e hapë dhe i nxjerr jashtë policët.

Raportohet ky i ri ia kishte shpëtuar jetën Robert Malpas dy javë para rastit të policisë, i cili ishte shtyrë nga persona të panjohur në shina dhe rrezikohej të shtypej nga treni. /Telegrafi/