Telegrafi

Kamerat në pyjet shqiptare kapin kafshë të rralla (Foto)

Pamje të mrekullueshme shfaqen nga filmimet e kamerave të vendosura në pyjet shqiptare nga organizata për mbrojtjen e mjedisit, PPNEA, transmeton Koha Jonë.

“Kontrolli i parë i kamerave-kurth na surprizoi me disa foto të mrekullueshme të Rrëqebullit të Ballkanit, – njoftoi sot PPNEA, – një nënlloj i rrezikuar në mënyrë kritike. Fotografimi i rrëqebullit të Ballkanit dhe llojeve të tjera, si ariu i murrmë, ujku, dhelpra, lepuri dhe baldosa theksojnë edhe njëherë biodiversitetin e pasur të rajonit Pukë-Mirditë.

Jemi të lumtur të ndajmë me ju rezultatet e para të sezonit të monitorimit dimër-pranverë 2017”.