Telegrafi

Kamerat kapin momentin kur ndodhë shpërthimi i fuqishëm në një fabrikë në Moskë

Punonjësit e një fabrike në Moskë të Rusisë janë evakuuar pasi ka ndodhur një shpërthim tejet i fuqishëm, ku si pasojë u ngrit një re e madhe tymi të zi në qiell.

Kjo ndodhi disa orë pasi Moska njoftoi se ka qenë cak i një sulmi tjetër me dron gjatë mbrëmjes së kaluar, ku pretendon se ka arritur të rrëzojë dy fluturake pa pilot të ushtrisë ukrainase në afërsi të kryeqytetit të Rusisë, transmeton Telegrafi.

Shpërthimi ka ndodhur në fabrikën Zagorsk që prodhon pajisje ushtarak, kurse disa media të pavarura ruse raportojnë se bëhet fjalë për një sulm me dron por që autoritet ruse të sigurisë e kanë mohuar.

Lexo po ashtu Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Moskë, plagosen 25 persona

Si pasojë e shpërthimi janë lënduar 31 persona, e kamerat e vendosura në dyert e shtëpive private kanë kapur momentin e shpërthimit të fuqishëm.

Ky shpërthim ishte aq i fuqishëm, sa që është vërejtur me dhjetëra kilometra largësi nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/