Ky është momenti kur piloti katapultohet pak sekonda para se të rrëzohej aeroplani i tij luftarak F-16, mbi një depo gjigante në bazën ajrore në Kaliforni.
Aeroplani F-16 përfundoi mbi objektin me mijëra metra katrorë, duke shkaktuar kështu një zjarr të cilin pas pak minutave e lokalizuan ekipet e zjarrfikësve, transmeton Telegrafi.
Mediat amerikane raportojnë se piloti nuk ka pësuar lëndime, e sipas zyrtarëve ushtarakë nga baza ajrore aeroplani mund të ketë pësuar ndonjë defekt teknik.
“E gjitha çfarë mbajë në mend është shpërthimi i fuqishëm që ndodhi, dhe kur ktheva kokën pashë nga ndërtesa duke dalë zjarri dhe copëzat e aeroplanit që binin nga të gjitha anët”, ka deklaruar Daniel Gallegos. /Telegrafi/