Rrugët e rrëshqitshme janë shpesh shkak i aksidenteve të shumta në komunikacion, e këtë më së miri e dëshmon videoja e filmuar në rrugët e qytetit çek Kinshperk.
Policia çeke ka publikuar pamjet ku është regjistruar momenti kur brenda pak minutave ndodhin dy aksidente pak metra larg njëra-tjetrës, transmeton Telegrafi.
Fillimisht njëra veturë përplaset me mjetin e zjarrfikësve të cilat kishin rrëshqitur dhe shoferët kishin humbur kontrollin mbi timonin, kurse më pas me shpejtësi të madhe një veturë që lëvizte përplaset në veturën e zjarrfikësve, duke bërë që ajo të “fluturojë” për disa metra.
Mediat lokale raportojnë se nuk ka pasur viktima, por dy persona janë dërguar në spital për shkak të disa plagëve të lehta. /Telegrafi/