Kamerat e vendosura në mal, xhiruan të riun e droguar që lëvizte si tigër (Foto)
Kushtrim Gacaferri
Organizatat që kanë vendosur kamera në kufirin Çeki – Poloni, për të xhiruar aktivitetin e kafshëve të egra, janë befasuar nga një njeri me veprime të çuditshme.
Pamjet e burrit që bënte lëvizje të pazakonta, ata i kanë dërguar në Polici dhe më pas është vërtetuar se për çfarë bëhej fjalë, transmeton Telegrafi.
Burri i njohur si Merek H, kishte marrë drogë dhe ajo ka ndikuar që ai të ndihet si tigër siberian.
“U drogova me LSD që të trajtoi depresionin që më ka kapluar. Më pas, te unë shfaqej gjendja ime e brendshme, që është një kafshë e egër dhe shkova në mal, u zhvesha dhe nisa të veprojë si tigër” ka thënë 21-vjeçari gjatë marrjes në pyetje.
Megjithëse nuk ka marrë ndonjë dënim, ai është detyruar që të shtrohet në klinikë psikiatrie, për të trajtuar problemet mendore.
Në fotografitë e postuara më poshtë, mund të shihen disa nga veprimet e tij, meqenëse videoja nuk është e denjë që të shfaqet. /Telegrafi/