Telegrafi

Kamerat e sigurisë regjistrojnë momentet kur qytetarët në Britani të Madhe nuk kanë respektuar shenjat e komunikacionit

Kamerat e sigurisë në rrjetin hekurudhor në Britani të Madhe kanë regjistruar dhjetëra raste, kur qytetarët nuk kanë respektuar shenjat e komunikacionit dhe kanë sfiduar veten në raste kur për pak sa nuk janë shtypur nga trenat.

Pamjet janë publikuar nga autoritetet që menaxhojnë hekurudhat në Britani të Madhe, me qëllim që të rritet vetëdija dhe të mos vazhdohet me veprime të tilla, ku nuk janë të pakta raste që kanë përfunduar me fatalitet, transmeton Telegrafi.

Në shumicën e këtyre rasteve ishte pikërisht mosrespektimi i shenjave të komunikacionit, që kanë çuar në vdekjen e shumë qytetarëve që shtypeshin nga trenat.

Nga kjo agjenci i është bërë thirrje prindërve që të jenë më të kujdesshëm dhe të kontrollojnë më shumë fëmijët e tyrem që me raste i shpëtojnë për një “fije floku” vdekjes.

Videoja e publikuar më poshtë edhe një kompilim i rasteve, kur qytetarët nuk kanë respektuar shenjat e komunikacionit dhe laurat e mbyllura që paralajmërojnë kalimin e trenit. /Telegrafi/