Telegrafi

Kamerat e sigurisë kapin momentin kur një person ther për vdekje një burrë në Brooklyn, policia identifikon dhe arreston sulmuesin

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur një burrë lakuriq theret për vdekje me thikë në korridorin e një ndërtese në Brooklyn.

Vitor Bauza, 56-vjeç, akuzohet për vrasjen e Ernest Diaz, 40-vjeç. Ky i fundit ishte gjetur pa shenja jete, pasi ishte goditur me thikë në gjoks, bark e pjesë tjera të trupit, transmeton Telegrafi

Diaz raportohet se ka jetuar së bashku me Bauzan, e sipas një dëshmitari që i ka parë në korridorin e ndërtesës tha për New York Post, se kushdo që e ka bërë këtë, ka dashur që ai të vdesë.

Në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë i tërë trupi i viktimës ishte mbuluar nga gjaku, si dhe korridori që dukej si një skenë nga filmat horror të Hollywood-it. /Telegrafi/