Telegrafi

Kamerat e sigurisë kapin momentin kur një aeroplan i vogël bie në një zonë të banuar në New York, shpëton mrekullisht piloti

Kamerat e sigurisë në Oyster të New Yorkut, kanë kapur momentin kur një aeroplan i vogël bie nga qielli dhe përplaset me fuqi të madhe në tokë.

Me të ngritur në ajër, motori i aeroplanit kishte ndalur së funksionuari gjë që kishte ardhur edhe deri te rrëzimi në një zonë të banuar, transmeton Telegrafi.

Mediat amerikane raportojnë se piloti 57-vjeç është dërguar me urgjencë në spital, dhe pas ndërhyrjes kirurgjike gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Kamerat e sigurisë që ishin të vendosura nëpër shtyllat elektrike, kanë kapur momentin kur krejt në mënyrë të befasishme aeroplani bie në tokë sikur të ishte një lodër. /Telegrafi/