Kamerat e sigurisë në Oyster të New Yorkut, kanë kapur momentin kur një aeroplan i vogël bie nga qielli dhe përplaset me fuqi të madhe në tokë.
Me të ngritur në ajër, motori i aeroplanit kishte ndalur së funksionuari gjë që kishte ardhur edhe deri te rrëzimi në një zonë të banuar, transmeton Telegrafi.
Mediat amerikane raportojnë se piloti 57-vjeç është dërguar me urgjencë në spital, dhe pas ndërhyrjes kirurgjike gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.
Kamerat e sigurisë që ishin të vendosura nëpër shtyllat elektrike, kanë kapur momentin kur krejt në mënyrë të befasishme aeroplani bie në tokë sikur të ishte një lodër. /Telegrafi/