Telegrafi

Kamerat e sigurisë filmojnë të pastrehun në Los Angeles duke shtyrë një burrë para kamionit – edhe pse përfundon nën rrotë i shpëton vdekjes (Video, +18)

Ky është momenti shokues kur një burrë i pastrehë kapet nga kamerat e sigurisë, duke shtyrë një person para një kamioni që po lëvizte me shpejtësi në një rrugë në Los Angeles.

Kamerat e sigurisë e kanë filmuar momentin kur viktima përplaset për asfalti dhe përfundon nën rrotën e parë të një kamioni, që për fat të mirë arrin të frenojë me kohë, transmeton Telegrafi.

Viktima rreth të 60-ve raportohet të ketë pësuar lëndime të rënda trupore, në momentin kur përfundoi nën rrotën e kamionit që me sa duket ia kishte zënë një pjesë të trupit.

Por, po të mos ishte një kalimtar rasti dhe shoferi i kamionit që lëvizi pas për t’ia mundësuar viktimës të ngritet, ai sigurisht se tani do të ishte i vdekur.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, kurse policia e Los Angeles ka konfirmuar se ka pësuar lëndime të rënda në mushkëri dhe kocka të thyera.

Polici Mike Lopez ka deklaruar se viktima nuk e kishte provokuar të pastrehun, identitetin e të cilit nuk e zbuloi për shkak të hetimeve. /Telegrafi/