Site icon Telegrafi

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e thyerjes së dyqanit në Pejë, ku u vodh mall në vlerë 6 mijë euro (Video)

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur më 2 shtator pas mesnate në qytetin e Pejës, në dyqanin “Zani Dioni”.

Pronari i këtij dyqani Valdet Belegu ka treguar për Telegrafin, se hajnat të cilët ishin të maskuar i kanë vjedhur nga dyqani mall në vlerë të 6 mijë eurove.

“Duhan, pafryma, shkrepsa, sakëza e gjëra tjera kanë marr nga dyqani”, ka thënë Belegu.

Ai ka treguar se me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kishin arritur në vendin e ngjarjes rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm.

Belegu ka theksuar se ngjarja ndodhi në kohën kur ata ishin në pushim prej tri ditësh.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë me policinë në Pejë për të marrë më shumë informacione rreth këtij rasti, por të njëjtit nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/

Exit mobile version