Të enjten rreth orës 19:45, çanta e femrës me inicialet F.N është vjedhur pa pikë telashe nga një hajneshë në një restorant në Prishtinë.
Në video shihet se si hajnesha e vjedh çantën e huaj pa asnjë problem dhe del jashtë lokalit sikurse të ishte e saja.
Vajza F.N. tregon se në çantë ka pasur dokumentet personale, kartelën bankare, 400 euro, parfum origjinal si dhe gjësende tjera me vlerë.
F.N. rrëfen se me të vërejtur mungesën e çantës mënjëherë i është drejtuar kamarierit dhe menaxherit të restorantit të cilët e kanë njoftuar se lokali ka kamera të sigurisë. Më pas ajo e ka njoftuar edhe policinë.
“Mandej menaxheri e ka shiku atë hajneshen prej kur u ardh ne restorant ajo kish qene me motren edhe nusen e vëllaut. Per fat të mirë ato dyja jon kon hala ne restorant edhe policia i mur ne pytje. Motra e saj dyshohet qe eshte bashkpuntore”(sic), thotë F.N., me shpresën që do ta gjejë çantën sa më shpejtë.
V.B. janë inicialet e vajzës që dyshohet se vodhi çantën të enjtën në Prishtinë.
Për më shume mund të shikoni videon më poshtë: