Site icon Telegrafi

Kamera kap momentin kur një burrë me revole shtie mbi një person para një restoranti në Atlanta

Ky është një moment rrëqethës kur një person i armatosur i vërsulet një të riu, të cilin e qëllon me revole para një restoranti në Atlanta.

Si pasojë e të shtënave tre persona, përfshirë një adoleshente janë plagosur, ndërsa ngjarja ka ndodhur në ditën kur po shënohej festa e Shën Valentinit në Atlanta, transmeton Telegrafi.

Një çift po shijonin darkën në Old Lady Gang, kur panë me sytë e tyre horrorin që shpërtheu para restorantit ku po qëndronin.

Kamera e vendosur brenda një veture ka kapur momentin kur personi i armatosur ndjek një të ri të cilin e qëllon me revole, por që për fat të mirë këto të shtëna nuk kanë rezultuar të jenë fatale për të.

E një burrë anonim që kishte të vendosur kamerën brenda veturës, e ka përshkruar sulmin si një ngjarje të tmerrshme, ku qytetarët vraponin nga të gjitha anët që t’i shpëtojnë plumbave.

Emrat dhe mosha e të plagosurve nuk janë bërë të ditur, ndërsa zëdhënësi i policisë Allny Glover ka njoftuar se sulmuesi është arrestuar. /Telegrafi/

Exit mobile version