Site icon Telegrafi

Partneri e refuzoi ta puth, flet vajza pasi pamjet u bën virale dhe u transmetuan në televizionin kombëtar

Siç e do tradita – kur kamera fokuson një çift në një ndeshje futbolli apo bejsbolli në Shtetet e Bashkuara – ata duhet të puthen. Por kështu nuk ndodhi gjatë një ndeshje futbolli, kur një djalë i ri refuzoi puthjen e partneres e gjithçka u transmetua live në televizion.

Kamerat kishin fokusuar dyshen, e pasi që objekti i kamerës i afroi edhe më shumë – për t’i ndarë nga turma, vajza e kuptoi se çfarë duhet të bëjë, transmeton Telegrafi.

Kështu iu afrua partnerit për ta puthur, por me një gjakftohtësi e refuzoi duke ia lënë “buzët e varura”.

E pasi që në rrjetet sociale shpërthyen komente të shumta duke kritikuar – dyshja u munduan të arsyetohen duke thënë se gjithçka e kishin planifikuar.

“I thash, që kur të më afrohesh të më puthësh, unë do ta kthej shpinën – do të jetë qesharake”, tha i riu në një video në TikTok. /Telegrafi/

@sandx.lop#stitch with @oldrowofficial #storytime #wakeforest this is the last time I enjoy a football game??‍♀️@hhhhggggllll♬ original sound – sandx.lop
Exit mobile version