Kamer Qaka ka bërë lëvizjen e madhe në karrierë duke nënshkruar me klubin e madh nga Rumania, Steaua Bukuresht.
Mesfushori ka udhëtuar këtë të martë drejt kryeqytetit ku ka takuar drejtuesit e Steauas për ta mbyllur marrëveshjen.
Marrëveshja është arritur pasi klubi i Steauas pagoi 500 mijë euro te Poli Iasit, skuadra aktuale e Qakës.
Qaka nga kjo marrëveshje do të marrë një pagë prej 12 mijë euro në muaj për vitin e parë.
Or paga e tij shkon në rritje në çdo vit, duke u shtuar në 13 mijë euro për sezonin e dytë, 14 mijë euro për sezonin e tretë dhe për të arritur në 15 mijë euro në muaj për sezonin e fundit.
Qaka konsiderohet si një përforcim i rëndësishëm për mesfushën e Steauas.
Steaua është në garë me Cluj për titullin e kampionit në Rumani dhe ardhja e tij është përshëndetur dhe nga tifozët e klubit rumun. /Telegrafi/