Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Kamenicë, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë më datën 07.08.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin kërkuar S.R. (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar).
“Ai kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej tetë muajsh, për veprën penale ,,Dhunë në familje’’. I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit”, vijon njoftim.
Tutje, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan thekson se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave. /Telegrafi/