Akademiku Vllado Kambovski ka kërkuar që Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski të mos i komplikojë gjërat dhe menjëherë të thërrasë një seancë parlamentare, sepse në këtë moment, përgjegjësia për të ardhmen e vendit është e tij, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kambovski paralajmëron Veljanoskin se ai e vë Maqedoninë në një situatë të rrezikshme, të shpërbëhet.
Sipas tij Veljanoski është i detyruar ashtu siç i shpalli zgjedhjet personalisht e 5 qershorit, kur nuk ishte kryetar, kështu që tani ta tërheqë vendimin, për shkak se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor.
‘Pse i komplikoni këto zgjedhje? Nuk ka nevojë. Ja pestë qershori, fushata për zgjedhjet do të fillojë e vetme me një parti, njerëzit do të fillojnë të rrihen në rrugë. Do të ketë një konfuzion të përgjithshëm, rrëmujë. Përgjegjësia për të tërhequr vendimin për zgjedhje është personalisht e juaja’, i kthen Kambovski Veljanoskit. /Telegrafi/