Florian Kamberi kaloi katër muaj si i huazuar tek gjiganti skocez Rangers nga Hibernian.
Sulmuesi shtatlartë zhvilloi nëntë ndeshje me Rangers, duke shënuar një gol e duke bërë dy asistime.
Kampionati skocez përfundoi para kohe shkaku i pandemisë dhe Rangers nuk ka shfrytëzuar opsionin e blerjes.
Megjithatë dy skuadrat tani kanë arritur marrëveshje të re për huazimin e Kamberit në Rangers për ndeshjet e Ligës së Evropës.
25-vjeçari tani ka një rast të ri për ta bindur klubin e famshëm skocez dhe trajnerin Steven Gerrard për ta blerë atë.
Kamberi nuk dëshiron të mbetet te Hibernian, ndërsa klubi bardhegjelbër kërkon rreth 400 mijë euro për shitjen e tij.
Gjithsesi për lojtarin interesim ka pasur edhe nga disa klube polake, por nuk përjashtohet mundësia që ai të rikthehet në Superligën e Zvicrës. /Telegrafi/