Florian Kamberi është larguar nga futbolli gjerman.
Pas huazimit një vjeçar në Bundesliga 2 te Karsluher, Kamberi nuk është blerë nga skuadra gjermane.
22-vjeçari iu bashkua skuadrës gjermane si huazim nga Grasshopper, ndërsa në kontratë ishte që në rast se bije ekipi nga Bundesliga 2 të mos e blejë lojtarin.
Kjo edhe ndodhi, pasi Karsluher nuk arriti të mbijetoj në Bundesliga 2 dhe Kamberi është rikthyer në Zvicër.
Sulmuesi i talentuar ka filluar tanimë stërvitjet me skuadrën e tij Grasshopper.
Në 15 ndeshje të zhvilluara në Bundesliga 2, Kamberi ka shënuar një gol. /Telegrafi/